Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Lebanë të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për lajmi.net, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:25.
“Policia ka pranuar nje informatë për një aksident me lëndime trupore ne hyrje te autostradës ne fshatin Lebanë, ku te përfshira janë dy automjete. Sipas informatave fillestare si pasoj e aksidentit lëndime kane marr nëntë (9) persona. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe ndihma e shpejt”, ka thënë Hoxha.
Po ashtu, Policia apelon tek pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm sepse siguria e tyre dhe të tjerëve varet në masë të madhe nga kujdesi dhe respektimi i rregullave në trafik nga vetë drejtuesit e automjeteve.
“Për të garantuar një siguri më të madhe nëpër rrugët tona policia po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore në funksion të parandalimit të aksidenteve”, tha më tutje Hoxha.
COMMENTS