Filloi vaksinimi i nxënësve të moshës 12-13 vjeç dhe 17-18 vjeç në Lipjan

Filloi vaksinimi i nxënësve të moshës 12-13 vjeç dhe 17-18 vjeç në Lipjan

Rrustemi: Vettingu në drejtësi nuk ka alternativë

Në Komunën e Lipjanit ka filluar vaksinimi i nxënësëve të moshës 12-13 vjeç dhe 17-18 vjeç sipas planifikimit te hartuar nga sektori i shëndetit Publik i QKMF-së.

Dr. Agim Krasniqi drejtor i QKMF-së, ka shtuar se vite me radhë si në vendet e tjera në Kosovë po ashtu edhe në Komunën e Lipjanit suksesi i vaksinimit ka parandaluar shfaqjen e shumë sëmundjeve të cilat në të kaluarën shkaktonin probleme serioze shëndetësore.

Grupmoshat te planifikuara për ketë periudhë vaksinimi do të vaksinohen dhe nuk ka asnjë mungesë të ndonjë vaksine dhe gjithçka është duke u kryer sipas orarit .

“Vaksina përbëhet prej mikroorganizmave që mund të jenë viruse ose baktere apo pjesë të tyre, që mund të jenë të vrarë ose te dobësuar. Vaksinat gjithashtu mund të kenë edhe sasi të vogla konservantëve dhe antibiotikëve, që disa madje kanë edhe kripëra alumini që ndihmojnë në prodhimin e përgjigjes imunitare. Qëllimi kryesor i vaksinës është që të prodhojë anti-trupa, pra të krijojë imunitet për të luftuar sëmundjet e ndryshme infektive”, ka thënë Krasniqi, i cili ka numëruar edhe përparësitë e vaksinimit.

“Efektet pozitive të këtyre vaksinave janë: pengohet rreziku nga sëmundjet, pengohet vdekshmëria nga sëmundjet, pengohet invaliditeti dhe pasojat e tjera, pengohet dukuria e epidemive nga sëmundjet ngjitëse”, ka thënë Krasniqi.

Duke folur për efektet anësore, Kransiqi ka shtuar se vaksinat durohen mjaft mirë nga organizmi.

“Vaksinat nuk duhet marrë nëse: fëmija ka sëmundje akute me temperaturë të lartë (që zgjat 5-7 ditë), fëmija është duket marrë kortizon me dozë të lartë (ilaç që vepron në sistemin imunitar), fëmija ka pasur problem në vaksiminin e mëparshëm, është i prekur nga sëmundjet nervore, apo ka alergji ndaj antibiotikëve, siç janë: strepotomicina dhe neomicina, në ekipin e vaksinimit bëjnë pjesë dy infermiere dhe një mjek, duke u kujdesur për gjendjen shëndetësore te femijut para vaksinimit dhe gjatë vaksinimit”, ka thënë Krasniqi./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)