Kosova fiton ulësen në OKB, serbët fitojnë Asociacionin

Kosova fiton ulësen në OKB, serbët fitojnë Asociacionin

Bekim Brestovci i falenderon në mënyrë të veçantë përkrahësit e tij

Kryetari i partisë Serbia e re (Nova Srbija- NS) Velimir Iliq ka deklaruar sot se kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se Beogradi e Prishtina deri në janarin e vitit 2019 duhet ta nënshkruajnë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve në mënyrë që, pas përmbushjes së të gjitha kushteve, Serbia të anëtarësohet në BE në vitin 2025, transmeton Koha.net.
Ai, siç përcjell FoNet, ka përmendur kërkesat që Merkeli ia ka bërë Serbisë duke shtuar se informatat për këtë i ka marrë nga burime të besueshme.
Pasi të nënshkruhet Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, Kosova do të marrë liberalizmin e vizave dhe do të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, ndërsa Beogradi duhet të heqë dorë që Kosova të jetë territor i Serbisë edhe përmes Kushtetutës, ka thënë Iliq.
Nga ana tjetër, sipas tij, Qeveria e Kosovës detyrohet të sigurojë integrimin e bashkësisë serbe, do të themelohet AKS sipas Kushtetutës së Kosovës por me kompetenca ekzekutive.
Sipas Iliqit, nëse Serbia nuk i pranon këto kushte, BE do të shqyrtojë ndryshimin e marrëdhënieve me Serbinë në një lidhje të brishtë tregtare dhe të ngrijë zgjerimin e do ta mbajë të drejtën që Kosovës t’ia lejojë bashkimin me Shqipërinë e me këtë rast veriu do t’i takonte Serbisë.
“Ky është dorëzim i Kosovës për ç’gjë është arritur marrëveshja”, ka thënë Iliq duke pyetur kush e ka autorizuar për këtë Vuçiqin.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)