Mogherini i bën bashkë Haradinajn dhe Kryeministren e Serbisë në Shkup

Mogherini i bën bashkë Haradinajn dhe Kryeministren e Serbisë në Shkup

Gjërat që duhet t’i dini për zgjedhjet presidenciale ruse

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, janë takuar në Shkup. Takimi mes tyre dhe gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor është bërë me ftesë të përfaqësues së Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Frederia Mogherini.

Tashmë ka filluar takimi i Përfaqësues së Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Frederia Mogherini me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Avni Arifi, shef i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë ka postuar në Facebook një video nga tryeza e takimit.

Ky takim po mbahet në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të diskutohet për raportet në mes vendeve të rajonit.

Takimi po zhvillohet në Shkup.

Ndërkohë, Përfaqësuesja e lartë e BE’së, vizitoi sot Shqipërinë, një ditë pasi Komisioni Evropian rekomandoi për Tiranën hapjen e negociatave për anëtarësim.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)