MINISTRI I ARSIMIT FLET PËR MUNGESËN E PROFESORËVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

MINISTRI I ARSIMIT FLET PËR MUNGESËN E PROFESORËVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

Zbulohet: Kjo është frika e madhe e Hashim Thaçit

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka marr pjesë gjatë ditës së sotme në një tryezë në të cilën është diskutuar për krizën e klinikave të QKUK-së, si pasojë e mungesës së profesorëve në Fakultetin e Mjekësisë.

Ai në një status në Facebook ka treguar se në këtë tryezë, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli është ofruar gatishmëri për mbështetje në tejkalimin e situatës së krijuar në klinikat e lartpërmendura.

Ka thënë se si mundësi për zgjidhje ka ofruar formimin e një grupi punues i cili do të dilte me rekomande specifike.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot, mora pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë: Kriza e klinikave të QKUK-së, si pasojë e mungesës së profesorëve në Fakultetin e Mjekësisë, në të cilën u diskutua për mungesën e kuadrove në klinikat e QKUK-së, ku sipas të dhënave të prezentuara del se gjendje jo e mirë është në Klinikën e Kirurgjisë, Internos, Pediatrisë dhe Gjinekologjisë.

Në këtë tryezë, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, z. Uran Ismajli ofruam gatishmërinë për mbështetje në tejkalimin e situatës së krijuar në klinikat e lartpërmendura, ku sipas informatave të prezantuara situata është shqetësuese, sepse Fakulteti i Mjekësisë shkon përtej edukimit të shoqërisë, duke qenë se kemi të bëjmë me edukimin dhe shëndetin e njerëzve.

Si mundësi për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme e shtrova idenë e formimit të një grupi punues, i cili pas grumbullimit të informacioneve do të dilte me rekomandime, të cilat do të qonin në angazhimin e institucioneve, Qeverisë dhe ministrive përkatëse.

Pjesëmarrja edhe e përfaqësueseve të kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë tregon që si Qeveri jemi të gatshëm për të mbështetur dhe zgjidhur problemet. Jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje, mirëpo para se të vijmë te mbështetja finale duhet të bëhen disa hapa të tjerë. Duhet ta dimë saktësisht cilat kanë qenë shkaqet që e kanë sjellë situatën deri këtu, në mënyrë që kur të japim propozime për zgjidhjen, të mos na përsëritet situata që ka qenë paraprakisht.

Nëse ka kuadro të mjaftueshme, por mungon riorganizimi, atëherë Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë do të mbështesin zgjidhjen e këtij problemi, i cili flet për një problem ku përfshihen dy institucione të rëndësishme: Fakulteti i Mjekësisë dhe QKUK-ja.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)