Djegia e flamurit nga Sheshli ka dëmtuar marrëdhëniet Serbi – Kroaci

Djegia e flamurit nga Sheshli ka dëmtuar marrëdhëniet Serbi – Kroaci

Vetëm dy shqiptarë në Kuvendin e Mitrovicës Veriore (Video)

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka deklaruar sot në Shibenik se marrëdhëniet e Kroacisë dhe Serbisë tani janë dëmtuar, pas incidentit të shkaktuar nga Vojisllav Sheshel duke përdhosur flamurin kroat gjatë vizitës së delegacionit parlamentar kroat në Serbi.

“Serbia duhet të konstatojë se a është e vërtetë që Sheshel ka bërë atë që ka thënë. Nëse kjo vërtetohet se ka shkelur me të vërtetë flamurin e Kroacisë, ai duhet dënuar në mënyrë adekuate. Dënimi për një akt të tillë në Serbi është tre muaj burg ose gjobë me të holla”, tha Kitaroviq.

Kujtojmë se dje, vetëm disa orë pasi arriti në Serbi, pas incidentit që e shkaktoi krimineli i luftës Vojislav Sheshel i cili e shkeli flamurin kroat dhe shau anëtarët e delegacionit parlamentar nga Kroacia, kryetari i Parlamentit të Kroacisë Gordan Jandrokoviq mori vendimin për ta ndërprerë vizitën në Beograd, njofton Jutarnjilist, transmeton Koha.net.

Incidenti i shëmtuar ndodhi derisa Jandrokoviq dhe anëtarët e Parlamentit ishin brenda Kuvendit të Serbisë.

“Kur në hyrje të Kuvendit e pa flamurin kroat, vrapoi, e rrëzoi shtizën e flamurit, u përpoq ta shqyente flamurin, pastaj në ndihmë i erdhi deputeti tjetër nga kjo parti Filip Stojanoviq dhe bashkërisht e shkelen me këmbë”, thotë me mburrje kumtesa nga Partia radikale.

Në kumtesë, Sheshel lavdërohet se si shkeli flamurin dhe se kroatëve ua ka “sharë nënën ustashe”.

Lideri i radikalëve serbë është dënuar nga Tribunali i Hagës me 10 vjet burgim për krimet kundër kroatëve në fshatin Hërtkovci në Vojvodinë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)