Maja Deniq, infermierja që shëron pacientët shqiptarë

Maja Deniq, infermierja që shëron pacientët shqiptarë

Ngrihen livadhet në Suhadoll të Lipjanit, bëhen si pista të patinazhit (Foto)

Maja Deniq nga Lipjani i janë dashur plot pesë vjet pritje, duke bredhur kot nëpër institucionet shëndetësore serbe për të gjetur punë në profesionin e saj, kjo ëndërr iu realizua vetëm kur mori vesh se Drejtorati për Shëndetësi në Lipjan kishte hapur konkurs për pranimin e punëtorëve shëndetësorë, shkruan Ulpianapress

“Ndëgjova se është hapur konkurs për motra medicinale dhe shkova dhe u interesova disa herë te drejtuesit e shëndetësisë së Lipjanit.Prita derisa u hoqën nga lista e pagave disa motra medicinale serbe të cilat me vite nuk kishin ardhur në punë dhe atëherë konkurrova në konkurs të rregullt dhe u pranova”, tregon Deniq

Në fillim të punës së saj në QKMF të Lipjanit, Deniq shprehet se ndoshta edhe shihej me habi nga pacientët shqiptarët , të pamësuar që një serbe të punonte në një institucion shëdetësor ku ata mjekohen, ndërsa tani thotë se janë mësuar me te , madje lavdërohet se ka shumë pacientë që kërkojnë pikërisht shërbim prej saj , për shkak se siç shprehet ajo, i kanë thënë se është shmë ë zoja në profesionin e saj.

E vetëdijshme se si me rregull motrat medicinale duhet të bisedojnë me pacientin, më shumë për ta shpërqëndruar ate për shkak të frikës që ndjell ndjesia e ndonjë sëmundje që ballafaqohet pacienti, Deniq thotë se ka arritur ta përvetësojë mjaftueshëm gjuhën shqipe sa të komunikojë me pacientët. Në fillimin e punës së saj, Deniq thotë se kishte një lloj droje se mund edhe eventualisht të gabojë dhe që kjo mund ti mirrej pastaj për të keq nga pacientët shqiptarë për shkak të përkatsisë së saj, mirëpo tani thotë se ndjehet krejtësisht e lehtësuar në punën e saj. Lavdërohet në raportet me kolegët e saj shqiptarë dhe thoqë që raportet mes vete janë përfekt.

Agim Krasniqi, drejtor në QKMF të Lipjanit, thotë se gjatë konkursit për pranimin e komuniteteve në QKMF, ka pasur një pjesëmarje shumë të madhe, mirëpo përzgjedhja, sipas tij, është bërë duke iu nënshtruar testit dhe intervistës.

“Dhe janë përzjgjedhur ata që kanë treguar rezultatin më të mirë. Mirëpo edhe gjatë punës është vërtetuar se punëtorët që janë pranuar kanë pasur përgatitjë të mirë dhe një qasje të mirë ndaj pacientëve.Mirëpo, edhe pacientët shqiptarë nuk kanë treguar asfarë lloj hezitimi të marrin shërbime shendesore nga këta punëtorë të komunitetit serb.Deri tani nuk ka pasur asnje ankesë, vetëm se janë falënderuar për mënyrën dhe qasjen dhe të njejtën kohë vetë dëshira e pesë punëtorëve shëndetësorë serbë ka qenë që të punojnë në shërbimin e injeksioneve ku është edhe angazhimi më i madh i punës , se sa ta zëmë mbushja e formularëve”, thotë drejtori Krasniqi./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)