Një video është publikuar së fundmi në internet, në të cilën shfaqet një grua e cila tërheq zvarrë fëmijën në rrugë.
Gruaja duket e shpenguar teksa mban në dorë një çantë, ndërsa në anën tjetër tërheq me litar djalin e mitur.
Videoja u postua fillimisht në Twitter, por shumë shpejt komentuesit reaguan duke thënë se nuk bëhej fjalë për një fëmijë, por kukull.
Megjithatë, Joe Cain, e cila e postoi këtë klip insiston se ai është origjinal dhe është filmuar në rrugët e Liverpool.
Duke folur për Echo, Cain tha: “Por ecja nëpër qytet dhe fëmija u rrëzua. Gruaja e pa por vijoi të ecte. Fëmija nuk u ndje, megjithatë kalimtarët mbetën të shtanguar nga ajo që panë”.
Videoja, e cila është parë mijëra herë, ka shkaktuar reagime të shumta. Mbetet e paqartë nëse pamjet janë reale, apo bëhet fjalë për një shaka pa kripë.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/nena-terheq-zvarre-quot-femijen-quot-ne-rruge-453155/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
COMMENTS