Inspektorët që u dënuan sot kishin injoruar edhe ndërtimin pa leje të Islam Pacollit

Inspektorët që u dënuan sot kishin injoruar edhe ndërtimin pa leje të Islam Pacollit

Çmimi i naftës bie përtokë në një kompani në Lipjan, më së liri në Kosovë

Ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës janë shpallur fajtor të premten nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ku të gjithë i ka dënuar me burgim.
Në aktakuzën që e ka parë lajmi.net, e cila përbëhet prej 292 faqeve, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pretendonte se të pandehurit Ismet Haliti, Skënder Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi, në pozitën e inspektorëve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, gjatë periudhës kohore 2010 – 2014, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare sipas ligjit.Të gjithë së bashku, akuzoheshin që në mënyrë të kundërligjshme u kishin ndihmuar 36 kompanive të ndryshme që të ndërtojnë pa leje, ani pse kishin lëshuar vendim për rrënim.

Sipas Aktakuzës që e ka parë lajmi.net, njëri prej kompanive të përfshira në këtë rast ishte edhe “MABETEX” me pronarë, deputetin e AKR-së në Kuvendin Kosovës, Islam Pacolli.Sipas Aktakuzës, e pandehura Blerina Syla, inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Hajvali”në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, i kanë mundësuar përfitim material investitorit “MABETEX” me pronarë Islam Pacolli, ashtu që duke filluar nga data 02.05.2013 nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-143275 të datës 01.11.2013, ku pastaj investitori me datë 26.11.2013 ka arritur të pajiset me lejen e ndërtimit.Po sipas aktakuzës, në procesverbalin nr. 006281 të datës 02.05.2013, inspektorja Blerina Syla ka konstatuar se pala ka filluar përgatitjen për ndërtimin e objektit kolektiv, me punë ka arritur deri në gropimin dhe largimin e dheut pjesërisht, ka propozuar që pala të urdhërohet që ti ndërpres punët ndërtimore deri në sigurimin e lejes së ndërtimit.Me aktvendimin nr. 356-143275 të datës 12.08.2013, ka urdhëruar investitorin Islam Pacolli që ti ndërpres punët në objektin e ndërtuar në fshatin Hajvali. Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se i lartpërmenduri ka filluar të bëjë ndërtimin e objekteve për banim kolektiv pa sigurimin e lejes përkatëse dhe se me punë ka arritur në betonimin e kontrapllakave të dy lamelave, shkruan lajmi.net.Në procesverbalin nr. 0000936 të datës 09.10.2013 ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet në objektin për banim kolektiv dhe se me punë ka arritur të bëjë vendosjen e pllakës së bodrumit, ka propozuar që pala të urdhërohet që ti ndërpres të gjitha punimet përderisa të pajiset me leje ndërtimi.Në procesverbalin nr. 0000943 të datës 16.10.2013, ka konstatuar se pala ka vazhduar punimet për ndërtimin e kompleksit banesor pas vërejtjes me aktvendim për pezullim të datës 12.08.2013, me punë ka arritur në përgatitjen e pllakës së bodrumit në njërin objekt dhe ngritjen e shtyllave të bodrumit në objektin tjetër. Ka propozuar të ndërpriten të gjitha punimet deri në sigurimin e lejes për ndërtim.Me aktvendimin nr. 356-143275 të datës 01.11.2013 ka urdhëruar rrënimin e menjëhershëm të objekteve të locuara në fshatin Hajvali me arsyetim se investitori duke mos respektuar aktvendimin për pezullim të punëve ka vazhduar punimet për ndërtimin e objekteve kolektive me sipërfaqe rreth 2500m2 pa e siguruar lejen përkatëse, dhe me punë ka arritur të bëjë përgatitjen e pllakës së bodrumit dhe ngritjen e shtyllave të bodrumit në objektet tjera.Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Prishtinës me Aktvendim nr. 05-351-65077 të datës 26.11.2013 ka lëshuar lejen për ndërtim investitorit (Mabetex Project Engieering) për ndërtimin e kompleksit banimor – lamela I, II dhe III në Hajvali me etazhitet B+P+5.Nga ana tjetër, po sipas aktakuzës, dëshmitari Islam Pacolli, pronar i kompanisë “Mabetex”, në procesverbalin e datës 13.08.2014, ka deklaruar tek organet e drejtësisë se në fillim të vitit 2013 ka filluar ndërtimin e një objekti kolektiv banesor në fshatin Hajvali pasi që paraprakisht ka aplikuar për lejen për ndërtim. “Vonesa në lëshimin e lejes për ndërtim ka ndikuar që të fillohet ndërtimi i objektit pa lejen e ndërtimit”.Tutje, Pacolli deklaronte se ka qenë i njoftuar se kohë pas kohe në punishte kanë shkuar inspektorët e ndërtimit të cilët kanë lënë procesverbale dhe vendime për ndërprerjen e punëve. Përndryshe objekti kolektiv banesor për të cilën investitori ka aplikuar sipas projektit kryesor ka pasur të ndërtohet në mënyrë që sipërfaqja e bodrumit është e përbashkët për tre llamella të cilat kanë pasur të ndërtohen mbi tokë që do të thotë se e kanë vetëm bazën e përbashkët. Në kohën kur është lëshuar vendimi për ndërprerjen e punimeve në një llamellë ka qenë i përfunduar bodrumi, në llamellën e dytë janë kryer disa punime për ndërtimin e bodrumit ndërsa në llamellën e tretë nuk kanë filluar ndërtimet. Në pyetjen se a është rrethuar ndonjëherë vend punishtja me shirita rrethues nga ana e inspektorëve, dëshmitari është përgjigjur se asnjëherë.Ndryshe, ish shefi i sektorit të Inspektoratit, Ismet Haliti, është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe me 1000 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.Në aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, Ismet Halitit i konfiskohen veturat dhe para në shumën prej 11 mijë eurosh si dhe pistoleta.Ekzekutuesi, Skënder Canolli, është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe armëmbajtje pa leje, i cili është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim si dhe me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.Skënder Canollit, po ashtu i konfiskohet, makina e tipit “Passat” dhe 10 mijë franga zvicerane, shkruan lajmi.net.Inspektorja Blerina Syla është dënuar me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Vehbi Abdullahu, gjithashtu më dy vjet burgim, Blerim Ibishi me dy vjet, Mergim Shala, me dy vjet dhe gjithashtu i konfiskohet banesa në lagjen “Kalabria”, derisa Drita Rukiqi është dënuar me 1 vit e 6 muaj, Arbenita Ajeti 1 vit e 6 muaj, Ardian Muhadri me 1 vit burgim, Granit Cenaj 1 vit burgim.Kurse, afaristi Qemajl Pozhegu, është dënuar me 20 mijë euro gjobë për falsifikim të dokumenteve. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)