Dënohet deputeti lipjanas me 2 vjet burg

Dënohet deputeti lipjanas me 2 vjet burg

Kryetari Imri Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarë

Deputeti Etem Arifi, por edhe Bajram Gashi janë dënuar me dy vjet burg për mashtrim me subvencione, dënim ky të cilin nuk do ta vuajnë në qoftë se brenda afatit kohor prej 3 vjetësh nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.
Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, komunikoi në sallë të gjykatës se të akuzuarit në mënyrë solidare do t’i paguajnë 22.900 euro Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, si dhe 2700 euro Zyrës së Kryeministrit për Komunitete në afat kohor prej 6 muajve të ndara në tre këste.
Ndërkaq, Etem Arifi u lirua për veprën tjetër penale të ushtrimit të ndikimit, me arsyetimin se nuk është provuar se i njëjti ka kryer vepër penale.
Avokatja e Arifit, Merita Stublla- Emini, paralajmëroi për KALLXO.com se do të prashtrojë ankesë kundrejt këtij aktgjykimi.
Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, akuzohen për përvetësim të gati 26 mijë eurove.
Sipas aktakuzës, Arifi e Gashi subvencionet e pranuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ashkalinj dhe egjiptas si dhe subvencionet nga Zyra e Ministrit për Integrim për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkali nuk i kanë përdorur për qëllime të cilat u janë dhënë, por i kanë përvetësuar për vete dhe persona të tjerë.
Më tej, në aktakuzë thuhet se me rastin e aplikimit për marrjen e këtyre subvencioneve, Gashi në cilësinë e drejtorit të OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve për Integrim” ka paraqitur të dhëna fiktive për OJQ-në në fjalë, të dhëna këto kusht për aprovimin e subvencionit.
Ndërkaq, i akuzuari Etem Arifi si person zyrtar- deputet nga Partia e Ashkalinjve për Integrim në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në periudhën kohore dhjetor ‎2012-2013 në Prishtinë ka ushtruar ndikim te zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për dhënien e subvencioneve, edhe pse ka ditur që kjo OJQ është organizatë fiktive dhe falë ndikimit të tij, OJQ-ja në fjalë ka pranuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Zyra e Kryeministrit për Komunitete për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkalinj të holla në vlerën prej 25.646,00 eurove.
Prokuroria pretendon se këto të holla të akuzuarit i kanë përvetësuar për vete.
Me këtë, dy të akuzuarit ngarkohen me veprën penale mashtrim në subvencione në bashkëkryerje.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)