Gruaja gjen një foshnje në rrugë dhe e ushqen me gji (Foto)

Gruaja gjen një foshnje në rrugë dhe e ushqen me gji (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Banullë të Lipjanit (Video)

Gruaja në Kinë gjen një fëmijë të braktisur në rrugë dhe nis ta ushqejë me gji. Foshnja u gjet në rrugë nga kalimtarë të rastit, në fshatin Beiwei të qytetit Xianyang me 11 maj.
Sipas një raporti, gruaja e quajtur Wei, që punon në një kompani private, e pa kutinë me foshnjën në orën 8:00 të mëngjesit të së mërkurës. Në fillim mendoi se ishte thjeshtë një kuti mbeturinash dhe nuk hetoi më tej.

Megjithatë, përpara se të largohej, Wei dëgjoi të qarën e një fëmije dhe kuptoi se vinte nga kutia. E qara e fëmijës tërhoqi vëmendjen e disa kalimtarëve. Disa hapën kutinë dhe gjetën foshnjën e seksit femër, e cila ishte mbështjellë me një qese plastmasi, transmeton Shqip.

Bebja nuk kishte plagë në trup. Njeri prej tyre, e mori foshnjën nga kutia dhe e nxori në diell. Ai pa përreth për të gjetur pak ujë për të. Vuri re se fëmija ishte i uritur.

Wei, e cila ishte edhe një nënë e re, e mori foshnjën dhe e vuri pran vetes. Ajo u ul në një qoshe dhe nisi që ta ushqejë me gji, deri pushoi së qari. Historia e bebes dhe gruas tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve në rrjetet sociale, të cilët e pagëzuan gruan “Nëna më e bukur”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)