Sot përfundon asfaltimi i njërit krah të rrugës “Fehmi Lladrovci”

Sot përfundon asfaltimi i njërit krah të rrugës “Fehmi Lladrovci”

Këta janë 43 deputetët që kërkuan ndalimin e Speciales

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot përfundon asfaltimi i njërit krah të rrugës “Fehmi Lladrovci”, rrugë kjo prej rrethit të flamurit deri te rrethi i Spitalit.

“Përgëzime për kompaninë dhe drejtorinë për afatin rekord dhe pa pengesa të mëdha në trafik. Tash edhe anën tjetër!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, përcjell Koha.net.

Kujtojmë se njëri krah i rrugës, ky i cili asfaltohet sot, ka qenë i mbyllur për të bërë sanimin dhe shtresimin pasi rruga ka qenë e dëmtuar.

Komuna e Prishtinës ditë më parë ka njoftuar se sanimet do të bëhen në të dy kahet e rrugës nga “Rrethi i Flamurit” e deri te “Rrethi i Spitalit”.

Gjithashtu, Komuna ka njoftuar se rregullimi i gjithë segmentit rrugor pritet të bëhet brenda 30 ditëve.

Image

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)