Conte – Chelsea, vendim totalisht i papritur

Conte – Chelsea, vendim totalisht i papritur

Futbollisti i ri i Shqipërisë e kallë me “rock”, shikoni çfarë bëjnë lojtarët tjerë

Antonio Conte nuk do të largohet nga detyra e trajnerit të Chelsea, pasi paga e lartë që trajneri italian ka me “blutë” e Londrës ndërlikon shumë ikjen e tij nga “Stamford Bridge” në fund të këtij sezoni.

Conte paguhet 10 milionë stërlina në sezon, një shumë e lartë që Roman Abramovich duhet të derdhë në xhepat e italianit në rast se vendos ta shkarkojë nga detyra.

Palët nuk kanë deklaruar ende se çfarë do të ndodhë në fund të këtij sezoni, me Chelsea që nuk arriti të duelojë për titull, u eliminua nga Champions League dhe është në garë vetëm për fitimin e trofeut të FA Cup.

Sezonin e kaluar, në debutimin e tij me Chelsea, trajneri Antonio Conte u shpall kampion në Premier League, por mungesa e blerjeve cilësore edhe pse italiani këmbënguli për emra të mëdhenj si dhe disa largime, bënë që sezoni i “bluve” të ishte jo shumë i mirë.

Gjithsesi, kërkesat në adresë të Conte nuk mungojnë, pasi janë disa skuadra që e kërkojnë për sezonin tjetër, përfshi edhe kombëtaren italiane.

Nuk kanë munguar edhe emrat e shumtë të trajnerëve që pritet ta zëvendësojnë, por para se të marrë një vendim Abramovich duhet të mendojë edhe për gjobën që duhet të paguajë për Conte.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)