Pas Manchester Unitedit është skuadra e Chelseat që ka siguruar kualifikimin në finale të FA Cup duke e mposhtur në takimin e sotëm Southamptonin.
Skuadra e Antonio Contes fitoi gjysmëfinalen e sotme me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.
Ishin sulmuesit ata që shënuan golat në këtë takim. Të parin e shënoi Giroud në minutën e 46 pas asistimit nga Hazardi.
Kurse golin e dytë e shënoi Morata në minutën e 82.
COMMENTS