Doli nga shtypi libri: Januz Bajçinca me bijtë: Ruzhdiun dhe Nebihun

Doli nga shtypi libri: Januz Bajçinca me bijtë: Ruzhdiun dhe Nebihun

Shkumbin Mehmeti tregon si iu dha urdhri ta vrasë Ramiz Muriqin (VIDEO)

Autori Ahmet Qeriqi, ka nxjerrë në opinion librin më të ri të heroit “Januz Emin Bajqinca” nga fshati Rubovc i cili ishte njëri ndër luftëtarët e njohur të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (NDSH) (1902-1947). Ky hero është martirizuar nga forcat antishqiptare greke, në kampin e Xhirit, në Heraklion të Larisës, në Greqi më 11 maj të vitit 1947 sëbashku me 16 bashkëluftëtarë të tij. Bandat greke duke ditur se asokohe po mbanin nëpër burgje e kampe shqiptarët nga Kosova, kishin hyrë dhunshëm në burg dhe kishin vrarë, e më pas i kishin dhënë zjarrin ndërtesës së burgut, ku ishin vrarë e djegur 16 shqiptar nga Kosova, në mesin e tyre edhe “Januz Emin Bajçincës”. Duke qenë se për një kohë të gjatë lufta e NDSH-së ishte shpallur armiqësore, biografia e “Januz Emin Bajçincës”,nuk është gjurmuar as është hulumtuar sa duhet. Familja Bajçinca e fshatit Rubovc të komunës së Lypjanit ka qenë e njohur për tradita atdhetare, qysh nga koha e fillimit të depërtimit të forcave serbe, ruse e bullgare në trojet tona, sidomos pas humbjes së luftës së Turqisë në Plevne të Bullgarisë në vitin 1877. Të parët e kësaj familjeje, duke qenë të ballafaquar me shfarosjen kolektive të shqiptarëve, nga forcat e Aleancës sllave, ata në trojet e tyre në Serbinë e sotme prej Kushumlisë, Prokupjes e deri në Nish e më tej, në vitin 1887 lanë pasurinë, shtëpi e katandi, në vendlindjen e tyre, në fshatin Bajçinë, në rajonin e Toplicës dhe u dyndën në Kosovë. Kryefamiljari, Emin Bajçinca, fillimisht me tërë familjen ishte vendosur në fshatin Sopijë, të Therandës, ( ishSuharekë) e pastaj nga ai fshat, definitivisht vendoset në fshatin Rubovc, afër Lypjanit, ku kjo familje tani e gjerë gjallon edhe sot pasi ka mbijetuar katrahurat e rënda të së kaluarës, me qëndresë e martirizime. Januz Emin Bajçinca u vra në Kampin e Iraklionit, Jeropeto Sirod të Xhiritit, në Greqi, më 11 maj 1947. Gjatë luftimeve me partizanë bie djali i tij Ruzhdiu në vitin 1946. Djali tjetër, Nebihu një kohë kishte qenë në arrati por më vonë ishte dorëzuar dhe ishte dënuar, 15 vjet burg. Është liruar nga burgu i Nishit në vitin 1954. Gjatë tërë kohës së regjimit Jugosllav kjo familje ka qenë në shënjestër të regjimit. Në vazhdim mund ta lexoni librin rreth veprës së heroit “Januz Emin Bajqinca”.

Për ta lexuar librin klikoni në LINK:

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)