KF Arbëria e ‘kryen’ punën, është pjesë e Ligës së Parë

KF Arbëria e ‘kryen’ punën, është pjesë e Ligës së Parë

Anëtarët e Komisionit Bulliqi u paguan 50 mijë euro për raportin

Me barazimin e djeshëm prej 2:2 ndaj Lepemcit, Arbëria thuajse edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë.

Dobrajasit i prijnë renditjes në Ligën e Dytë me 63 pikë, shtatë më shumë se Lepenci që është i dyti dhe Dardana e treta, transmeton Ulpianapress.

Ndërkohë, orari i gjashtë sfidave të fundit kampionale e favorizon ekipin dobrajas.

Këtë ekip e gëzon edhe fakti që përballjen e javës 25-të ndaj Minatorit, ndeshje kjo që do të luhet në Lipjan.

Punë më e vështirë e pret në xhiron 26-të, pasi do të udhëtojë në fushën e Rinisë. Mirëpo, edhe në rast të humbjes, dobrajasit do të ishin sërish katër pikë para kaçanikasve.

 

Në gjiron e 27-të ekipi nga Dobraja në “Sami Kelmendi” pret Xërxën pa gjasa dhe sigurisht që djelmoshat e Nuhi Bahtirit në këtë sfidë do të dalin me pikë të plota.

Në gjiron e 28-të KF Arbëria udhëton në Gjilan ku e pret një përballje jo fort e vështirë pasi që janë favorit përball një Bashkimit të lodhur.

Kurse në dy gjiron e fundit përball Çelikut në Lipjan dhe Kastriotit në Ferizaj, Arbëria luan vetëm për goldallim sepse favoriti dihet vetëm me sa dallim mbetet të shihet.

Andaj, KF Arbëria ka nisur festën që tani!/Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)