Komuna e Lipjanit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Komuna e Lipjanit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Goditet për vdekje këmbësorja në Llugaxhi të Lipjanit

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë ditës së sotme i janë bashkuar aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga Komuna për nderë të Ditës së Tokës.
Në këtë rast, Kryetari Ahmeti tha se Dita e Tokës, nuk duhet të mbetet vetëm simbolikë, por këto aktivitete ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese duhet të reflektojnë tek qytetarët lipjanas në parandalimin e dëmeve që mund tu shkaktohen pasurive tona natyrore.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë mbjellur drunjë dekorative dhe lule në oborrin e Komunës, parqet e qytetit të Lipjanit dhe tek shtëpija e Kulturës “Tahir Sinani”. Po ashtu gjatë ditë së sotme në Sheshin “Adem Jashari” janë zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme sensibilizuese për ruajtjen e ambientit me nxënësit e shkollave të Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)