Deputetët e Pavarur ende s’kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në tryezën e LDK-së

Deputetët e Pavarur ende s’kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në tryezën e LDK-së

KRIPORJA E ULQINIT – NJË HISTORI ME PASURI NATYRORE DHE KORRUPSION

Ftesën për tryezë politike të LDK-së e kanë pranuar shumica e partive. Por veç PDK-së, deri më tani pa vendim janë edhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.

Deputetja nga ky grup, Shqipe Pantina ka thënë për lajmi.net se një vendim pritet të merret gjatë ditës.

“Po ftesën e kemi pranuar, edhe besoj që gjatë ditës vendosim për pjesëmarrje. Kjo pasi një grup i deputetëve nuk janë në Prishtinë. Por ftesën e kemi pranuar”, ka thënë deputetja e GDP-së.

Pantina duke e komentuar organizimin e kësaj tryeze, ka thënë se LDK-ja vetëm po jep konkluzione para diskutimeve.

Kjo duke aluduar në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Pantinës, partitë në koalicion nuk kanë arsye të bijnë dakord për zgjedhje

“Ideja është e pranueshme megjithëse ata para se të marrin tryezën po e supozojnë një konkluzion e që është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo duhet të disutohet edhe të del në treyezë, edhe pse e shoh të vështirë, pasi partitë që janë në pushtet nuk kanë arsye pse duhet të bijnë dakord për zgjedhje”, ka thënë deputetja Pantina.

Kjo e fundit gjithashtu ka theksuar se ka nevojë që partitë të ulen të bisedojnë për temat e nevojshme.

“Sidoqoftë, ka tema për të cilat partitë ka tema që duhet të ulen e të bisedojnë. Ne sot besoj e vendosim”, theksoi Shqipe Pantina.

Tryeza e LDK-së mbahet nesër nga ora 13:00 në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)