Daçiq: Një shtet i OKB-së do të protestojë ndaj vendeve që tërheqin njohjen e Kosovës

Daçiq: Një shtet i OKB-së do të protestojë ndaj vendeve që tërheqin njohjen e Kosovës

Ahmeti i thotë Mogherinit: BE duhet të ketë një politikë më të fortë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar përsëri sot se dikush po lobon kundër diplomacisë serbe, qëllimi i së cilës është ulja numrit të shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Madje ai thotë se ka informacion se një shtet i Bashkimit Evropian, njëherit edhe anëtar i përhershëm i OKB-së, do të protestojë ndaj çdo shteti i cili sipas tij tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Një shtet i Bashkimit Evropian, njëherësh edhe anëtar i përherëshëm i OKB-së, do të protestojë ndaj çdo shteti që tërheq njohjen e Kosovoës në të ardhmen”, deklaroi Daçiq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, një përfaqësues i vet atij shteti ka thënë se çasja e diplomacisë serbe është ‘irrituese’.

“Një përfaqësues i atij shteti, i ka thënë misionit tonë në Nju Jork se qasja e Serbisë ndaj shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës është irrituese”, përfundoi Daçiq.

Ndryshe, Daçiq vazhdimisht ka deklaruar se lufta kryesore e diplomacisë serbe është ulja e numrit të shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën, numër ky që ai thotë se në një të ardhme të afërt do të bije nën 100.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)