A do ta zbulojë telefoni vdekjen e aktorit Art Kurti?

A do ta zbulojë telefoni vdekjen e aktorit Art Kurti?

VAJZA QË KISHTE FRIKË FLUTURIMIN, BËHET PILOTE

Telefoni që është gjetur në trupin e pa jetë të Art Kurtit është dëshmia e vetme që ka në dorë Prokuroria Themelore e Gjakovës për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen e 23 vjeçarit nga Gjakova. Arti me profesion aktor e që së fundmi punonte si zyrtar komunal në Gjakovë dyshohet se me një plumb në kokë i mori jetën vetës.
Aktori i njohur, Art Kurti, u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Goden të Gjakovës. Dyshimet e para janë se Kurti ka bërë vetëvrasje, pasi në afërsi të tij u gjet arma me të cilën dyshohet se e ka goditur veten në kokë

Trupit të pa jetë të aktorit kosovar i është kryer autopsia gjatë ditës së sotme.

Ceremonia e varrimit pritet që të bëhet sot në orët e pasdites. Kështu ka deklaruar për Gazetën Express, kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Gjakove, Ali Selimaj.

“Autopsia në trupin e pa jetë të Art Kurtit është kryer sot. Trupi i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë e varrimit. Për rezultate do të duhet që të presim për disa ditë”, ka thënë Selimaj

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një makinë e cila dyshohet se nuk ishte e Artit por e një shoku të vëllait të tij, shkruan Gazeta Express. Familja e as shoqëria nuk kishin dëgjuar asnjë lajm nga i nderi që nga e hëna. Ai e kishte shkyqyr telefonin.

E ky telefon është dëshmia e vetme që organet e hetuesisë kanë në dispozicion për ta zbardhur këtë rast. Celulari i është gjetur në trup, në xhepin e duksit që e kishte veshur aktori kosovar. Organet e hetuesisë e kanë dërguar për ekzaminim të mëtejmë telefonin të cilin e kishte pas me vetë Arti tashmë i ndjerë. Kështu i kanë thënë Express’it burime brenda hetuesisë.

“I është gjet një telefon në trup. E kanë marrë forenzika për ekzaminim. Shpresojmë që në bazë të tij të mund të ipen detaje të reja që çojnë drejtë zbardhjes së rastit të kësaj ngjarjeje tragjike”, kanë thënë burime të Express’it.

Art Kurti u gjet i vdekur në orët e hershme të mëngjesit të së martës në fshatin Goden të Gjakovës. Ai kishte dal nga shtëpia e tij të hënën pasdite. Trupi i pa jetë i Artit do të varroset sot në orët e pasdites.

Organet e hetuesisë kanë deklaruar se po dyshohet që Arti ka kryer vetëvrasje./G.Hasani/Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)