Fuenlabrada dhe Real Madridi kanë bërë publike tashmë formacionet zyrtare për takimin mes vete në Kupën e Mbretit.
Mbretërit janë mysafirë të skuadrës inferiore të Fuenlabradas në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e Kupës së Mbretit apo e njohur si Copa del Rey.
Në këtë takim trajneri Zinedine Zidane ka vendosur t’i jap hapësira futbollistëve që kanë luajtur më pak në këtë kampionat, duke pushuar të gjithë yjet e skuadrës.
Në anën tjetër, trajneri i vendasve starton me ekipin më të mirë të mundshëm ndaj ekipit mbretëror duke kërkuar një barazim që do ishte historik për ta.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave zhvillohet pas një muaji në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’. /Telegrafi/
Fuenlabrada: Pas pak..
Real Madrid: Casilla, Achraf, Vallejo, Nacho, Theo Hernandez; Vazquez, Llorente, Ceballos; Asensio, Mayoral, Tejero
COMMENTS