EDHE NORA NË GJYSMËFINALE – KOSOVA SYNON DY MEDALJE NË NJË DITË

EDHE NORA NË GJYSMËFINALE – KOSOVA SYNON DY MEDALJE NË NJË DITË

PSG, Verratti është “zhdukur”. Alarmohet edhe Mancini i Italisë

Nora Gjakova është plasuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të Xhudos që po zhvillohet në Tel Aviv. Nora në çerekfinale ishte më e mirë sesa kundërshtarja e saj nga Portugalia Telma Monteiro.Edhe pse Nora pati shfaqje shumë të mirë, lufta ishte e barabartë në minutazhin e rregullt dhe shkoi në golden score – gjegjësisht me poen të artë.

Nora, pas më shumë se dy minutave luftë në kërkim të pikës së artë, më në fund arriti një kapje të suksesshme dhe e fitoi luftën.Në gjysmëfinale, Nora do të takohet me rusen Anastasiia Konkina. Gjysmfinalet e këtij kampionati fillojnë rreth orës 16:00 sipas kohës sonë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)