Ndonëse nuk është aktiv në ekranet televizive me ndonjë projekt muzikor apo diçka të ngjashme, Kastro Zizo nuk nguron asnjëherë të jetë i pranishëm si msyafir nëpër intervista kur i bëhet ftesë.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në ‘Top Show Magazine’ ku ka folur për karrierën, jetën private dhe ka befasuar me atë çfarë ka ndarë me publikun, shkruan lajmi.net
Ani pse është baba i dy fëmijëve prej nënave të ndryshme thotë se nuk ka qenë asnjëherë i dashuruar.
‘’ Nuk kam rënë asnjëherë në dashuri, edhe kur kam bërë dy fëmijët kanë qenë momente impulsive. Ka qenë spazma jo dashuria’’, tha ai.
Kastro gjithashtu ka habitur kur tha me plot bindje se dashria në 50 vitet e ardhshme dashuria nuk do të ekzistojë më dhe se ajo është për varfanjakëy.
‘’Kam përshtypjen se dashuria është fukarenjve, jo në sensin material por në sensin dashuror, njerëzit që dashurohen për mua nuk dua ti quaj injorantë, por njeri nuk duhet të dashuroj më dhe të jeni të sigurt që për 50 vjet dashuria nuk do të ekzistojë më’’, ka përfunduar Zizo./Lajmi.net/
COMMENTS