HARADINAJ I VË NË POZITË TË VËSHTIRË DEPUTETËT PËR KEDS-IN

HARADINAJ I VË NË POZITË TË VËSHTIRË DEPUTETËT PËR KEDS-IN

KËSHILLTARI I PRESIDENTIT LAVDËRON TË AKUZUARIN PËR KRIM TË ORGANIZUAR

Kryeministri Ramush Haradinaj është thirrur në interperlancë parlamentare për të dhënë përgjejgësi për energjinë elektrike në Kosovë, por ai ia ka lënë në dorë vet Kuvendit dhe deputetëve. Gjatë fjalimit të tij, ai ka pranuar se KEDS-i vazhdon që të jetë problem për energjinë, por kërkoi nga deputetët që të bëjnë hapa konkret për përmisimin e gjendjes në energji.

Ai iu drejtua deputetëve të Kuvendit, duke iu thënë se KOST-I dhe ZRRE-ja janë organizata që mbikqyren nga Kuvendi, dhe kërkoi nga ata që t’i marrin në përgjegjësi dhe të bëjnë të gjetura rreth problemit të tyre.

“E vërteta është kjo dhe s’ka kush i ikë. Është e vërtetë që ka disa probleme me energjinë në Kosovë, dhe janë serioze ato probleme. Marrëdhënie kontraktuale me shpërndarësit, pra KEDS-in, janë serioze dhe janë probleme që i kemi trashëguar. Nëse shkojmë me trenin se cka ka bo kjo qeverisë për këta muaj, atëherë shihet se kjo temë po zgjidhet. Kosova ka qenë një shtet që ka qenë i rrezikuar për bankrotim e sot prodhon energji. Tani ballafaqohem me marrëdhënie me kontraktuesit. Por, edhe KOST-i edhe ZRRE-ja janë organizata që ju i mbikqyrni, ju jeni pronarë të tyre. Kqyrni thirrni merrni raportimet e tyre, dhe bëni të gjeturat e tyre. Cfarëdo të gjeturash që I bëni unë do t’I zbatoj”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai u shpreh se ndihet i lumtur që energjia në Kosovë nuk është më e shtrenjtë se që ka qenë kohën e qeverive të kaluara.

“S’po du me fol se kush e ka sjellë çështjen e energjinë në këtë gjendje. Por, një gjë po e them, që Kosova ka qenë në gjendje të bankrotimit në energji. Nga një shtet që vazhdimisht ka paguar energjinë që e ka importuar nga vendet e tjera, sot është vend që prodhon energji për qytetarët e saj. Ndihem krenar që çmimi i energjisë nuk është më i lartë se i qeverive të kaluara”, ka thënë Haradinaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)