Nora e festoi me shqiponjë këtë triumf madhështor, derisa gjatë intonimit të himnit të Kosovës iu mbushën sytë me lot
Është mbyllur finalja e Kampionatit Evropian të Xhudos mes Nora Gjakovës dhe Stoll Theresas.
Gjakova ka fituar përballë xhudistes gjermane me ippon, përcjellë “Lajmi.net”.
Ky është suksesi i radhës madhështor i xhudisteve kosovare në arenën ndërkombëtare.
Kjo është medalja e dytë që Kosova mori sot në Evropian.
Para Gjakovës, Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë fitoi të argjendtën.
Nora e festoi me shqiponjë këtë triumf madhështor, derisa gjatë intonimit të himnit të Kosovës iu mbushën sytë me lot.
COMMENTS