Dyshime të reja për vdekjen e Art Kurtit. Policia dhe Prokuroria me pista të ndryshme hetimi
Tri ditë pas vdekjes së Art Kurtit nga Gjakova, ngjallen dyshime për mënyrën si si mori fund jeta e këtij të riu.
Prokuroria po e cilëson si vdekje të dyshimtë krimin që ndodhi të hënë në fshatin Goden të Gjakovës.
Madje, T7 zyrtarisht mëson se Prokuroria Themelore në Gjakovë, nuk përjashton pistën e vrasjes së ish-aktorit.
Nga ana tjeter, Hetuesit policorë në Gjakovë, kanë pranuar edhe informacione se viktima së fundi kishte shfaqur shenja depressive e po ashtu tyre ai ishte zhytur në borxhe tek disa persona të ndryshëm, kryesisht miq të tij, si shkas i shprehive të tij në lojëra të fatit dhe narkomani.
Megjithatë raporti i obduksionit ka rezultuar se në momentin kur vdiq ish-aktori nuk ka qenë në ndikim të ndonjë droge.
Para kamerës së T7, të enjten nuk pranuar të flasë kryeprokurori gjakovar Ali Selimaj.
Me arsyetimin se hetimi në këtë fazë është i ndjeshëm, dhe siç thotë ai çdo spekulim i mundshëm rreth rastit dëmton rrjedhën e hetimit.
Zyrtarisht deri tash për ketë rast është intervistuar vetëm pronari i veturës në të cilën u gjet i vdekur zyrtari i komunës së Gjakovës, B.O.
Në Prokurori Themelore të Gjakovës, për T7 kanë treguar se kanë marrë një rezultat preliminar të autopsisë të të riut që u bë i njohur për rolin e “Ylberit” në serialin “O Sa Mirë”
Aty tregohet se Kurtin e ka goditur një plumb në pjesën e djathtë të kokës. Në po këtë anë të trupit të pajetë, është gjetur edhe një revole e cila vazhdon të mos dihet se e kujt ka qenë në pronësi, e më të cilën dyshohet se u krye vrasja.
Dilema rreth ketyre dyshimeve, mund të zbardhë edhe ekzaminimi i telefonit të ish-kandidatit për asamble komunale, në zgjedhjet e fundit në Gjakovë.
As Policia në Gjakovë, të enjten, nuk janë prononcuar zyrtarisht.
COMMENTS