PRESIDENTI TREGON SE PËR KË DO TË VOTOJË NË BALOTAZHIN PËR KRYETAR TË PRISHTINËS

PRESIDENTI TREGON SE PËR KË DO TË VOTOJË NË BALOTAZHIN PËR KRYETAR TË PRISHTINËS

Matoshi: Haziri kontrovers, gardian i fundit lokal i getos

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përmbyllur intervistën e tij në Klan Kosova, duke folur për zgjedhjet lokale që janë mbajtur me 22 tetor në të gjitha komunat e Kosovës. Por është ndalur tek balotazhi në Prishtinë, aty ku ai voton.

Pa përmendur as emrin e kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi dhe atij të VV-së, Shpend Ahmeti që është edhe kryetar aktual i Prishtinës, Thaçi ka lënë të nënkuptohet se vota e tij tashmë është vendosur.

“Unë jam qytetar i Prishtinës. Do të votojë për një Prishtinë të re, evropianë, më moderne, më e zhvilluar më e pasur”, ka thënë Thaçi, raporton Insajderi.

E kjo ka ngjallur interesimin e autorit të “Zona e Debatit”, Baton Haxhiu, i cili e pyeti presidentin se çka nënkupton ky qëndrim i tijë.

“I bie që unë do të marrë pjesë edhe si qytetar, do ti kryej obligimet e mija të votimit. Unë jam për një Prishtinë më të mirë, ma evropiane më moderne, më e zhvilluar, më e pastër, më pak kaos dhe më shumë urbanizëm”, ka thënë presidenti.

Në fakt, këtë gjë e premtojnë edhe Abrashi edhe Ahmeti, veçse kundërkandidati i Ahmetit ka akuzuar qeverisjen e tij gati për të gjitha gjërat që presidenti i sheh si probleme të Prishtinës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)