Daka ndihet e nderuar që edhe për shtatë vjet do të jetë në krye të KQZ-së

Daka ndihet e nderuar që edhe për shtatë vjet do të jetë në krye të KQZ-së

PDK me zgjedhje të brendshme pas balotazhit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka emëruar sot Valdete Dakën edhe për një mandat në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me këtë vendim, Daka do të udhëheq KQZ-në edhe për shtatë vitet e ardhshme.

Pas emërimit, në një prononcim për Indeksonline, Daka ka thënë se është e nderuar që do të drejtoj KQZ-në edhe për një mandat.

Ajo ka premtuar se do të kryej të gjitha detyrat e saj në mënyrë të ndershme, besnike dhe profesionale.

“Ky është një privilegj për mua. Deri më tani, si institucion, kemi arritur mjaft shumë, por vazhdoj të besoj se do të mund të bëjmë përparime edhe më të mëdha në vitet në vazhdim”, ka thënë Daka.

Sipas saj, KQZ me punën e deritanishme është vlerësuar larg edhe nga vëzhguesit e huaj.

“Puna e KQZ-së është vlerësuar lartë nga vëzhguesit vendor e ndërkombëtar dhe kjo na bën krenar”, ka shtuar Daka./Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)