Inspektorati i Lipjanit ka publikuar raportin e muajit mars, gjatë të cilit ka shqyrtuar dhe iniciuar gjithsej 772 lëndë të ndryshme, prej tyre janë hartuar gjithsej 139 procesverbale, janë bërë 22 fletëparaqitje për mosrespektim të Ligjit antiduhan, janë bërë 114 vërejtje, janë iniciuar 308 kërkesa nga palë të ndryshme, janë iniciuar 14 lëndë për biznese të ndryshme të cilat kanë funksionuar pa pranime teknike, janë marrë 67 aktvendime për ndërprerje të punimeve të ndryshme nëpër biznese si pasojë e mospërmbushjes së kritereve, janë bërë 11 inspektime ndaj thertoreve të kafshëve etj.
Ndërkaq në raportin e inspektorëve për muajin mars, midis të tjerash thuhet se gjatë inspektimeve në terren kanë hasur në 10 biznese të paregjistruara në Qendrën e regjistrimit të biznesit, të cilat janë urdhëruar me procesverbal dhe me aktvendim që të bëjnë regjistrimin e tyre në Qendrën e regjistrimit të bizneseve të ARBK-së.
COMMENTS