Kosova, pjesë e konferencës ndërkombëtare për luftimin e financimit të terrorizmit

Kosova, pjesë e konferencës ndërkombëtare për luftimin e financimit të terrorizmit

Gjest i mrekullueshëm i lipjanasit, dhuron 1 mijë franga për shërimin e Gjensurit

Prishtinë, 27 prill – Në Francë është mbajtur një konferencë ndërkombëtare kushtuar luftimit të financimit të terrorizmit. Në të merrnin pjesë përfaqësues të tetëdhjetë shteteve të botës, ndër to edhe nga Kosova, bën të ditur Ministria e Brendshme e Kosovës.

Konferenca ishte e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), me temë: “No Money for Terror” (S’ka para për terror). Kosovën e përfaqësoi ministri i Brendshëm Bejtush Gashi, thuhet në njoftim, ndërsa qëllimi i saj ishte luftimi i financimit të terrorizmit, konkretisht i grupeve të Shtetit Islamik dhe al-Qaida.

Pjesëmarrësit u zotuan se do të forcojnë përpjekjet e tyre në zvogëlimin e rrezikut nga terrorizmi. Me këtë rast, ata u pajtuan që të ndajnë mes vete informatat nga shërbimet e tyre inteligjente, të bashkëpunojnë në forcimin e sundimit të ligjit, të bashkëpunimit mes bizneseve financiare, si dhe industrisë së teknologjisë.

Gjithashtu, në këtë konferencë pjesëmarrësit u dakorduan që të hetojnë fondet e dedikuara për organizatat jo-qeveritare dhe shoqatave bamirëse.

Në kuadër të kësaj konference, ministri Gashi ka zhvilluar disa takime bilaterale me përfaqësues të shteteve anëtare të INTERPOL-it, siç janë: Gjermania, Singapori, Jemeni, India dhe të tjera.

Ai shfrytëzoi mundësinë edhe të lotimit për anëtarësim në INTERPOL, duke vlerësuar se përkrahja e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë është ekuivalente me një lufte më efikase kundër terrorizmit.

“Anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare ofron mundësi të mëdha të bashkëpunimit në luftimin e terrorizmit”, ka thënë Gashi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)