Shokon këngëtari i njohur: Kam kryer tri vrasje brutale

Shokon këngëtari i njohur: Kam kryer tri vrasje brutale

Në shtrat me Klea Hutën… Shokon aktorja shqiptare

Një këngëtar meksikan i muzikës Rap, një yll i vërtete interneti në vend me miliona klikime në YouTube, pranoi se ka kryer tre vrasje makabre.
Sipas deklaratave të bëra nga vetë ai, artisti ka shkrirë në acid trupat e tre studentëve të rinj, bashkëkombës të tij të cilët rezultonin të zhdukur prej më shumë se një muaji.

Vdekja e tre të rinjve të moshës nga 20 deri në 25 vjec, u konfirmua dhe nga autoritetet meksikane.

Reperi vrasës quhet Kristian Omar Palma Gutierrez, dhe aktualisht akuzohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin, sekuestrimin dhe vrasjen e tre të rinjve. Viktimat fillimisht janë torturuar dhe më pas janë vrarë nga disa anëtarë të një bande të njohur në pjesën lindore të vendit.

Vrasësi tregoi se ishte paguar 159 dollarë në javë për tu bërë anëtar aktiv i bandës. Rekrutimi i artistit u bë nga një i njohuri i tij tre muaj pas vrasjes së trefishtë.

Hetuesit meksikanë thanë për mediat se ai ka marrë pjesë dhe në tre krime të tjera. Reperi ka një popullaritet të madh në vend duke numëruar qindra mijra fansa. Lajmi për krimin e kryer nga ai ka shokuar Meksikën dhe prej disa orësh po bën xhiron e botës.
Tekstet e këngëve të tij trajtojnë argumente brutalë dhe lidhen me dhunën në rrugë. Zhdukja e tre të rinjve shkaktoi një zhurmë të madhe mediatike në Meksikë dhe manifestimi.

Madje dhe regjisori i njohur Guillermo del Toro kishte dhënë publikisht mbështetjen e tij ndaj studentëve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)