Ish-kreu i PD flet për dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe jep një mesazh të koduar

Ish-kreu i PD flet për dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe jep një mesazh të koduar

Sot asnjë kamion me mallra serbe s’ka hyrë në Kosovë

Debatit të ditëve të fundit brenda së djathtës lidhur me statutin dhe nëse kreu i PD-së duhet të japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet, i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ish-kryetari i PD-së për disa vite është shprehur se nëse kreu i PD-së duhet të japë dorëheqjen duhet të vendoset në statut.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në “News24”, ish-kryeministri nënkuptoi se ai është i mendimit se kreu i partisë duhet të ikë nëse humb zgjedhjet, duke sjellë në vëmendje edhe shembullin e tij.

“Ju pyesni një njeri që ka dhënë dorëheqje. Unë skam asgjë në parim kundër, por nuk mund të pranoj kjo të vendoset në statut. Në statut u vendos, kryetari shkarkohet. Duhet të jenë të qarta se si shkarkohet kryetari. Duhet të ketë një garë të ndershme. Kur nuk garon vet, duhet të gjesh njeriun e duhur. Po tu referohem praktikave të qendrës së djathtë do gjej që ndryshimet janë përmirësuese. Patozi e Jozefina kanë kontributet e tyre të çmuara në PD. Ka ndodhur një padrejtësi? Është pranuar nga kryetari. Ndaj kësaj padrejtësie mbahen respektimit korrigjuese.”, -tha Berisha.

Sali Berisha dha dorëheqjen në vitin 2013, pasi partia e tij humbi zgjedhjet dhe në pushte erdhën të majtët.

/GazetaExpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)