Ajo shkëlqen e veshur si një nuse tradicionale kosovare.
Një ndër çiftet që mjaft shpesh janë pjesë e mediave rozë padyshim që janë futbollisti i njohur kosovar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj.
Ata janë mjaft aktiv në rrjete sociale, në të cilat publikojnë imazhe të shumta nga jeta e tyre, shkruan rtv21.tv Edhe pse nuse e një futbollisti me nam botëror, Leonita duket se nuk ka harruar traditat.
Ajo në rrjetet sociale ka publikuar fotografi me veshjet tradicionale të nuseve kosovare dimijat. “Edhe pse jam e lindur dhe e rritur jashtë shtetit të Kosovës, traditat shqiptare nuk i harroj asnihere, dhe duhet të mbahen përgjithmon, jam krenare që jam shqiptare me gjak dhe me zemer.”, ka shkruar Leonita.
Kujtojmë se futbollisti shqiptar i Arsenalit Granit Xhaka dhe Leonita zyrtarisht janë martuar më 16 janar të këtij viti.
COMMENTS