Një çast aksioni që zgjat vetëm pak sekonda, i përjetësuar në foto nga fotografët e National Geographic.
Luanë, shqiponja, peshq e arinj, një galeri mahnitëse nga bota e egër e planetit tokë./tch
Një shqiponjë e rritur dhe një e vogël vërsulen për të kapur peshk.
Shqiponja bishtbardhë përpiqet të hakmerret kundër dheplrës që i vodhi peshkun. Dhelpra shpëtoi dhe as peshkun nuk e la pas. Hokkaido, Japoni
Delfinët ndjekin sardelet, pulëbardhat “ganet” ndjekin delfinët dhe hidhen pingul për të kapur pjesën e tyre të sardeleve.
Këta dy arinj polarë në Kanada janë duke migruar drejt veriut, por rrugës ndalojnë herë pas here për të bërë pak mundje.
Sulmi i luaneshës që nga bari ku ishte fshehur drejt derrit të egër ka zgjatur vetëm një sekondë, e cila është fiksuar në këtë foto.
COMMENTS