Kërkimet në Lepenc u ndalën se s’kishte ndriçim, policët do kërkohen edhe në Maqedoni

Kërkimet në Lepenc u ndalën se s’kishte ndriçim, policët do kërkohen edhe në Maqedoni

Vizita e Haradinajt në Amerikën, rikthen atë në protagonist të dialogut me Serbinë

Mbrëmë pati një ndërprerje të kërkimeve për dy policët e zhdukur në Lepenc e kjo ndodhi për shkak të mungesës së ndriçimit, tha kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi. Kërkimet rinisën sot, përderisa një pjesë e Lepencit është kontrolluar por nuk ka rezultuar me gjetjen e policëve.

Në vendin e ngjarjes po qëndron edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma. Suma tha se dje kanë bërë një ftesë për qytetarët e Hanit të Elezit dhe të Maqedonisë që të bëhet kërkimi në dy vendet.

“Kemi mobilizim të qytetarëve që tashmë janë duke kërkuar trupat”, tha Suma, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë, Besim Ilazi tha se pas marrjes së lajmit ka filluar kërkimi i trupave deri në orën 3:30. Por sipas tij, ndriqimi i pamjaftueshëm ka bërë që të ndalen kërkimet.

Policët po vazhdojnë të kërkohen edhe nga pjesëtarët e FSK-së.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)