Zyrtari i PPE-së: Në Bruksel flitet për lidhjet e qeverisë shqiptare me mafian

Zyrtari i PPE-së: Në Bruksel flitet për lidhjet e qeverisë shqiptare me mafian

Historia e atyre që morën viza pune në Gjermani: Të dëshpëruar deri në fund

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së mbajti një fjalë përshëndetëse edhe ish-nënkryetar i Partisë Popullore Europiane. Mario David.
Aktualisht zv/Sekretar i Përgjithshëm i Centrist Democrat International, David tha se në Bruksel e shohin me skepticizëm rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Sipas tij në korridoret e Brukselit flitet se qeveria shqiptare bashkëpunon me mafien në trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore.

“Në korridoret e Brukselit kritikat kryesore janë mungesa totale e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në Bruksel thuhet në prapaskena se ka bashkëpunim mes shtetit dhe mafies në trafikimin e drogës, qenieve njerëzore dhe armëve. Ky imazh duhet të ndryshojë rrënjësisht. Perceptimi i pandëshkueshmërisë për ata që i kryejnë këto krime duhet të marrin fund.

Hapja e negociatave është vetëm fillimi i një ëndrre që duhet të materializohet. Shqipëria duhet të dëshmojë dëshirën dhe vullnetin e saj për të marrë pjesë sa më parë në politikat e BE-së”, tha ai

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)