Mario Mandzukic tregon plagët e betejës së “San Siros”, ku rrezikoi të dëmtohej edhe më rëndë nga një ndërhyrje e Vecinos, që gjyqtari Orsato e vlerësoi për karton të kuq vetëm pasi iu referua VAR-it.
Sulmuesi kroat postoi në Instagram foto të këmbës së dëmtuar, ku dallohet qartë plaga e thellë e krijuar nga takat e futbollistit të Interit.
Ndërhyrja e mesfushorit uruguajan i ka shkaktuar të një çarë të thellë, shumë pranë kaviljes, e cilë është qepur menjëherë në dhomat e zhveshjes.
Këto foto nuk kanë nevojë për shumë koment, për të treguar se sa shumë ka rrezikuar sulmuesi i Juventusit nga pakujdesia e kundërshtarit të tij.
COMMENTS