Anton Quni tregon si u këmbyen 100 të burgosur shqiptarë me 10 të vrarë serbë

Anton Quni tregon si u këmbyen 100 të burgosur shqiptarë me 10 të vrarë serbë

Hajdini: Drenica mbështet Vjosën

Një oficer i huaj ndërmjetësoi në lirimin e 100 të burgosurve shqiptarë nga burgjet e Serbisë menjëherë pas luftës. Por, si ndodhi kjo tregon Anton Quni.
Ish-luftëtari i betejës më të lavdishme të UÇK’së, asaj të Koshares tregon për një histori të luftës së Kosovës.

Ai tregon se si mori një propozim nga një ushtarak i KFOR’it për këmbimin e trupave të ushtarëve të vrarë serbë me kosovarët e burgosur në Serbi.

Për veprimin e ushtarakut amerikan që ishte pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO’s në Kosovë, Quni ka fjalë të mëdha.

Gjatë kontrollimit të zonës ku u zhvillua beteja e Koshares dhe ku u varrosën ushtarët e vrarë serbë erdhën edhe shumë ndërkombëtar.

Por Hysen Berisha thotë se pati edhe ushtarak të shtetit kundër të cilit luftoi.

Pavarësisht kësaj ajo që u premtua edhe u realizua.

Qindra të burgosur nga Kosova u liruan dhe u kthyen në atdhe.

Rreth kësaj ngjarje nuk ishte ditur shumë deri më tash meqë sipas Qunit nuk e kishin të lejuar të flasin publikisht.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)