Kështu i propozoi i riu të dashurës martesë në gjysmëmaratonë

Kështu i propozoi i riu të dashurës martesë në gjysmëmaratonë

Kur një njeri bën më shumë se i tërë shteti! Ky është Halil Kastrati

Gjysmëmaratona “Prishtina 2018” u mbajt për të 18-ën herë me radhë në Prishtinë. Në këtë garë ku ishin më shumë se 1100 garues, triumfoi Abel Kipet Rop nga Kenia. Mirëpo në këtë gjysmëmaratonë pati edhe propozime për martesë.
Më shumë se 1100 garues morën pjesë në gjysmëmaratonën “Prishtina 2018”.

Mirëpo i pari që u kthye në vendin e njëjtë ishte Abel Kibet Rop nga Kenia me numër 392, i cili kësaj radhe fitoi gjysmëmaratonën “Prishtina 2018”.

Fituesi tha se është hera e katërt që merr pjesë në këtë garë.

Ndërsa, Christine Moraa Oigo nga Kenia është femra fituese e vendit të parë. Ajo tha se do ta vizitojë Kosovën prapë vitin tjetër.

E për dallim nga ajo, një garuese nga Kosova, nuk fitoi garën – por një propozim për martesë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)