EDHE SHPEND AHMETI HARTUES I “DEKLARATËS SË PARIMEVE” TË PARTISË SË RE

EDHE SHPEND AHMETI HARTUES I “DEKLARATËS SË PARIMEVE” TË PARTISË SË RE

Kryetari Ahmeti numëron projektet e realizuara në komunën e Lipjanit

Sot gjatë ditës u prezantua “Deklarata e Parimeve” nga Dukagjin Gorani dhe Visar Ymeri duke shënuar kështu nismën e një partie të re.

Dardan Sejdiu ka folur në Rubikon për këtë deklaratë të cilën e quajti ftesë për t’u bashkangjitur në një nismë për krijimin e një subjekti politik. Ai bëri të ditur se brenda muajit maj do të zyrtarizohet krijimi dhe emri i partisë.

“Kjo është ftesë për të gjithë ata që besojnë në një shtet të barabartë i cili do të garoj në zgjedhje ku zhvillimi dhe mirëqenia iu garantohet të gjithëve dhe jo vetëm disave. Mund të thuhet që është dita e re e një nisme për të funksionalizuar një subjekt politik i cili do të jetë i bazuar në një mendim socialdemokrat”, ka thënë Sejdiu.

Dy kryetarët, ai i Prishtinës dhe Kamenicës kanë ndihmuar në përpilimin e kësaj deklaratë, çka konfirmon pjesëmarrjen e tyre brenda kësaj nisme.

“Përveç 12 deputetëve këtu tash bëjnë pjesë njerëz të cilët kanë ardhur rreth kësaj deklarate, aktivistë të cilët janë larguar më herët nga Lëvizja Vetëvendosje dhe njerëz të tjerë të cilët janë pajtuar me këtë nismë”, ka thënë Visar Ymeri.

“Kemi komunikim edhe me Shpendin dhe Qëndronin por edhe me të tjerë nga komunat e ndryshme, të cilët kanë ndihmuar në përpilimin e kësaj deklaratë”, shtoi tutje ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)