“POLICËT KANË RËNË NË LUMË, S’BESOJ NË TEORI TË TJERA”

“POLICËT KANË RËNË NË LUMË, S’BESOJ NË TEORI TË TJERA”

Shoqata “Bereqeti” në Lipjan shpërndau ndihma për nevojtarët (Foto)

Kryemami i Kaçanikut i cili është edhe zhytës vullnetar, Florim Neziraj është i sigurt se dy policët e zhdukur Malësor Dashi dhe Armend Trena kanë rënë në lumë.

Ai thotë se nuk beson në teoritë tjera që po qarkullojnë se policët mund të mos ishin në veturë në momentin e aksidentit.

“S’besoj në teori të tilla”, tha Neziraj në Pressing.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e dëshmitarit i cili thotë se nuk ka parë trupa njerëzish edhe pse ka qenë në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta pas aksidentit.

Ai ka thënë se para urave ka vrima të mëdha ku lumi futët në të dhe del sipër jashtë gypave të saj, shumë lehtë mund të ketë ndonjë trup i cili është futur në gyp.

“Para urave ka vrima të mëdha ku lumi futët në të dhe del sipër jashtë gypave të saj, shumë lehtë mund të ketë ndonjë trup i cili është futur në gyp dhe pas andej nuk lejon presioni ujit që trupi të dalë jashtë gypave”, ka thënë Neziraj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)