Ndeshja mes Real Madrid dhe Bayern Munich, që përfundoi me barazim, mirëpo falë fitores si mysafir, ‘Los Blancos’ arritën në finale të Champions League, ka prodhuar debat të nxehtë, pasi përsëri kishte përfundim kontravers. Gjyqtari i takimit nuk akordoi penallti për bavarezët në dy raste, dhe kjo shkaktoi pakënaqësi dhe ngriti dyshime për herë të dytë këtë sezon në Champions League, se Reali po favorizohet për shkak të gjenerimit të parave nga publiciteti i finales.
Për këtë rast është përgjigjur edhe sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller. Ai ka thënë: “Gjyqtari i takimi bëri punë të mirë, ne nuk nuk humbëm për shkak të tij. Keylor Navas ishte personi që shpëtoi disa herë Realin”.Në tri takimet e fundit në Champions League, Reali ka eliminuar Bayern Munich. Real Madridi në finale pret fituesin nga takimi Roma – Liverpool. /Insporti.com
COMMENTS