Arrestohet në kufirin me Shqipërinë aktivisti i VV’së Egzon Balaj

Arrestohet në kufirin me Shqipërinë aktivisti i VV’së Egzon Balaj

Faturat e Thaçit në restorante derisa ishte kryeministër, dyshohet se ka paguar dy herë për një drekë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është arrestuar aktivisti Egzon Balaj sot derisa po kalonte në kufirin me Republikën e Shqipërisë.
Ai sipas tyre është dërguar menjëherë në paraburgim kurse i është thënë se arrestimi i tij është për shkak të pjesëmarrjes në një aksion të vitit 2015.

“Pushteti është duke vazhduar përndjekjen e aktivistëve derisa është krejt i pazotë përballë keqbërësve më të mëdhenj të vendit.

Aktivisët e VETEVENDOSJE!-s dhe aksionet e organizatës gjithmonë janë në mbrojtje të së mirës publike. Asnjë gjyqi as policie nuk do të duhej t’i pengonte kjo. Sistemi gjyqësor e ka humbur orientimin duke e përndjekur VETËVENDOSJE!-n ose duke mbushur burgjet me njerëzit më të përjashtuar dhe të varfër e ndërkohë duke i mbyllur sytë krejtësisht para krimit e korrupsionit”, thonë ata.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)