Rrugët e Parisit kanë mbetur të dëmtuara, dyqanet pa dritare, vetura të djegura dhe grafitë në mure shihen si gjurmë nga protestuesit me maska që për ditën botërore të punëtorëve, 1 Majin, marshuan në Francë.
Janë gjithsej 109 persona që po mbahen nga policia pas gjithë këtyre ngjarjeve.
Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 200 persona të maskuar ishin pjesë e protestës së organizuar nga sindikatat e punëtorëve. Protestuesit u shpërndanë me gaz lotsjellës dhe topa të ujit.
Sindikatat kanë thënë se numri i protestuesve paqësor ka qenë rreth 55 mijë, ndërsa policia ka dhënë një shifër më të vogël- 20 mijë.
Në Francë po mbizotëron një pakënaqësi e përgjithshme mbi reformat e presidentit Emmanuel Macron lidhur me sindikatat e punës.
COMMENTS