Moviola e Real Madrid – Bayern Munich, mungojnë tri penallti për bavarezët

Moviola e Real Madrid – Bayern Munich, mungojnë tri penallti për bavarezët

11 yje që nuk kanë shënuar ende në kampionat (Foto)

Episodi më i diskutueshëm ishte ai i fundit të pjesës së parë, kur një krosim i Kimich u ndërpre në zonë nga Marcelo me dorën e majtë.
Vendimet e gabuara të trupës së arbitrave po bëhen një problem serioz në nivelet më të larta të futbollit europian.

Pas akuzave ndaj Orsatos, që penalizoi jo pak Interin në derbin e Italisë me Juventusin, miviola vë në bankën e të akuzuarve edhe turkun Cüneyt Cakit, i përzgjedhur nga UEFA për të vënë drejtësi në Real Madrid – Bayern.

Gjatë pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-1, Lewandowski u godit me gju nga Sergio Ramos sapo ishte futur në zonë. Sipas ish-gjyqtarit italian, Graziano Cesari, aktualisht speciast i moviolës, ndërhyrja e kapitenit të Realit duhej ndëshkuar me 11-metërsh.

Episodi më i diskutueshëm ishte ai i fundit të pjesës së parë, kur një krosim i Kimich u ndërpre në zonë nga Marcelo me dorën e majtë, që ishte ndjeshëm e shkëputur nga trupi. Cakir e konsideron të pavullnetshme dhe vijon lojën, transmeton “SS”.

Në pjesën e dytë, sërish Sergio Ramos ndërhyri ndaj Lewandowskit, por pa mundur ta prekte topin, dhe provokon rrëzimimin e sulmuesit polak. Edhe në këtë rast duhej vërshëllyer për 11-metërsh, sipas Cesarit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)