Muhaxheri godet Beqirin: Unë kam me qenë kryeministër, qe çka kam me ba Beqirin

Muhaxheri godet Beqirin: Unë kam me qenë kryeministër, qe çka kam me ba Beqirin

Shkumbin Mehmeti tregon si iu dha urdhri ta vrasë Ramiz Muriqin (VIDEO)

Gazmend Muhaxheri po jau ban me dije edhe njiherë të gjithë atyne që e kritikuen se nuk ka me heq dorë nga ambiciet e tij, ai tha se ka me u ba kryeministër i Kosovës, kështu tue u zgjedhë nga rradhët partisë së tij LDK.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, po thotë se shteti i Kosovës ka me pasë nji kryeministër të ri në zgjedhjet e ardhshme, ai thotë se do të bahet kryeministër i Kosovës tue garue si i pari në LDK në zgjedhjet e përgjithshme kurdo që mbahen.

Muhaxheri thumboi disa nga anëtarët e partisë së tij tue thanë se të gjithë ata mbrenda partisë së tij që kanë ambicie për këtë pozitë do të jenë zavendëskryeministra të tij.

“Unë kam thënë që jam ma i miri për kryeministër, të tjerët munden me qenë zëvendëskryeministra, masi është bë zakon që me pasë zëvendëskryeministra shumë”, ka thanë Muhaxheri në nji intervistë për Periskopi.

Muhaxheri ka folë edhe për shprehjen e interesimit të të tjerëve mbrenda partisë së tij për garën e kryeministrit.

“Është me tregu që LDK-ja nuk varet vetëm prej një njeriu. Ka shumë kandidatë që munden me qenë kryeministër. LDK është partia më e madhe në vend, është e përgatitur për zgjedhje. Ka tregu përherë që pa LDK-në në Qeveri, qeverisja nuk shkon mirë”, tha ai.

Ai ka thanë se jau ka hapë dyert të tjerëve për të shprehë interesimin e tyne dhe ka thanë se LDK asht e gatshme për zgjedhje kurdo që mbahen ato

“Janë shfaqë edhe të tjerë që kanë ambicie për kryeministër, jo vetëm unë. Unë ia kam çelë derën të tjerëve, LDK-ja është shumë e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Nëse janë në qershor, jemi të gatshëm për ato zgjedhje, nëse shkojnë më tej atëherë do të jemi edhe më të përgatitur”, tha ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)