Njëri nga reperët e parë në Kosovë, MC Beka, emri i vërtetë i së cilit është Bekim Latifi ka vendosur që të zhytet në ujë dhe të ndihmojë në gjetjen e dy trupave të policëve të zhdukur.
Përveç Bekës, dje gjatë ditës, për t‘i gjetur policët e zhdukur, ka hyrë në Lepenc edhe deputeti i VV-së, Liburn Aliu.Qindra qytetarë, civilë e njësi relevante të kërkimit janë duke vazhduar në kërkime.
Sot është dita e katërt që po vazhdojnë të kërkohen trupat e policëve të cilët ditën e shtunë u aksidentuan afër Lepencit në Kaçanik në rrethana ende të paqarta.
COMMENTS