DEKLARATA SEKSISTE E DAÇIQIT, I QUAN “TOPMODELE” GRATË E PRESIDENCËS

DEKLARATA SEKSISTE E DAÇIQIT, I QUAN “TOPMODELE” GRATË E PRESIDENCËS

Një shqiponjë e veçantë si e Halil Kastratit (FOTO)

Për deklaratën e Ivica Daçiqit në Bjellorusi, për përbërjen e personelit që punojnë në zyrën e presidentit të këtij shteti, ku ka thënë se “duhet bërë shkëmbim të personelit”, duke i quajtur vajzat e stafit “Top Modele”, ka reaguar edhe partia serbe, PSG.

Partia e Qytetarëve të Lirë në Serbi e ka dënuar sjelljen e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, duke e quajtur deklaratën e tij si seksiste, transmeton Gazeta Express.

Daçiq së fundmi në një takim që e pati me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenkom, duke e parë stafin e Presidentit, ai tha se “do të ishte mirë të bënin shkëmbim të personelit në mes të Serbisë dhe Bjellorusisë”, kjo për shkak se Daçiq i vlerësoi gratë e personelit bjellorus si “Top Modele”.

PSG ka vlerësuar ministri i punëve të jashtme dhe i pari zëvendësministër i Qeverisë, në këtë mënyrë po i përvetëson gratë dhe kolegët, dhe po e e shkatërron reputacionin e Republikës së Serbisë.

“Ministri Daçiq po shkatërron reputacionin e republikës së Serbisë me deklaratat e tij të paqëndrueshme, me procedurat e paqëndrueshme dhe me takimet e tij gjithnjë e më të shpeshta diplomatike, ndaj së cilave çdo qytetar i Serbisë është i paaftë dhe i pafuqishëm”, thotë PSG.

Ata thonë se strukturat qeverisëse në Serbi po e mbështetin seksizmin si një mjet kryesor në ngritjen e vlerësimit të shikimit, gjë që drejtpërsëdrejti e keqëson tashmë ekzistimin e pozitës negative të gruas në shoqëri.

“Duhet të jemi shoqëri përgjegjësie dhe etike, këto duhet të bëhen prioritet. Nëse vërtet dëshirojmë të jemi shoqëri që do të respektojmë dallimet dhe të pranojmë të drejtat e barabarta, mizogeni nga media dhe ky cirk duhet të ndërpritet”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)