NDAHEN RRETH 100 MILIONË EURO QË HEKURUDHA TIRANË-DURRËS TË PLOTËSOJË STANDARDET EVROPIANE

NDAHEN RRETH 100 MILIONË EURO QË HEKURUDHA TIRANË-DURRËS TË PLOTËSOJË STANDARDET EVROPIANE

Momenti kur kamikazi dështon ta hedh vetën në erë, para ambasadës amerikane në Egjipt (Video)

Hekurudha Tiranë-Durrës është një nga projektet e tjera të rëndësishme të qeverisë shqiptare, që pritet të fillojë së shpejti, theksoi sot zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli .

Gjatë aktivitetit për prezantimin e projekteve të reja për kryeqytetin, Shkreli tha se ” projekti është përfunduar dhe është hapur tenderi që do të përcaktojë edhe firmën që do të realizojë këtë hekurudhë. Kjo hekurudhë ka qenë e para në vend dhe simbolikisht dhe do jetë e para që do të realizohet me standardet e reja”.

“Kjo hekurudhë do të ketë edhe një degëzim të ri që nuk ka ekzistuar më parë. Tek qafa e Kasharit do të krijohet një degëzim, që do të kalojë në Rinas, do të lidhë Tiranën me Rinasin dhe natyrisht edhe Durrësin me Rinasin, në një kohë të shkurtër, prej 13-14 minuta”, bëri të ditur Shkreli.

Ai tha se në qershori të 2021 do të fillojë funksionimi i hekurudhës së re shqiptare.

Në muajin shkurt të këtij viti qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e grantit me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.

Fondi për projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës është gati (90.45 milionë euro, plus 6 milionë vlerë e TVSH-së) , nga të cilat BERZH hua 36.87 mln euro, BE Grant 35,45 mln euro, Qeveria shqiptare 16 mln euro.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)