Nënkryetari Xhemajli ka takuar Ministrin për Zhvillim Ekonomik Valdrin Lluka

Nënkryetari Xhemajli ka takuar Ministrin për Zhvillim Ekonomik Valdrin Lluka

Dimër në verë, stuhia godet edhe Lipjanin, qytetarët ikin me vrap, era thyen pemët, ikin dritat

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit Fauz Xhemajli dhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik Shkelzen Hajdini, kanë zhvilluar një takim me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Nënkryetari Xhemajli ka informuar Ministrin Lluka rreth ofertës investive të Komunës së Lipjanit dhe angazhimeve që janë duke i bërë me qëllim të nxitjes së zhvimit ekonomik. Ai në të njejtën kohë ka kërkuar nga Ministri Lluka bashkëpunim dhe mbështetje në funksionalizimin dhe promovimin e vendeve turistike në Komunën e Llipjanit duke vënë në pah rëndësinë e Parkut Nacional Blinaja, Shpellës së Gadimes dhe Janjevës për zhvillimin ekonomik të Komunë së Lipjanit.

Gjatë këtij takimi Ministri Lluka premtoi angazhim në promovimin e ambientit të të bërit biznes në Komunën e Lipjanit, si dhe angazhim me ministritë relevante në funksionalizimin e zonave turistike dhe promovimin e atyre qe janë funsionale. Po ashtu, Ministri premtoi se do të angazhohet që Lipjani të futet në prioritetet e Qeverisë me qëllim që të perfitoj nga projektet e mëdha me të cilat do te kenë ndikim te drejteperdrejtë në Zhvillimin Ekonomik.Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting and indoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)